Barcelona merr goditjen e fortë, Kun Aguero 3 muaj jashtë fushave

Klubi i Barcelonës ditë e sotme ka konfirmuar lajmin e keq se sulmuesi, Kun Aguero do të mungojë për rreth tre muaj.

Gjatë ndeshjes së fundit, argjentinasi shfaqi probleme me zemrën, ku u dërgua direct në spital.

Sulmuesi nuk kishte shumë që ishte kthyer ngë një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave, e ky dëmtim i jap një “goditje” të fortë Barcelonës.

Lojtari i Barçës, Kun Agüero, i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr. Josep Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, shkroi klubi. /albeu.com


Shtuar 1.11.2021 21:31