Një grua së bashku me vajzën e saj kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pas dhunës së ushtruar ndaj ish-gruas së djalit.
Dhuna e ushtruar prej tyre dyshohet të ketë qenë e ekzagjëruar duke “bërë për spital” të renë.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku 59-vjeçarja F. Gj. dhe e bija F. Z., 28 vjeçe kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, 25 vjeçares A. D..
Pas denoncimit të ngjarjes policia ka vënë në pranga dy gratë me akuzën e “dhunës në familje” dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/