“Miting” mes epidemisë në Fier, Rama zbulon kush e ka fajin (VIDEO)

Një skenë e pazakontë është krijuar sot në Fier ku qindra banorë janë grumbulluar para bashkisë së Fierit, pa asnjë distancë mes tyre, duke thyer masat e qeverisë.

Ndihmat e shpërndara nga Bashkia kanë ndezur edhe debatin politik mes PD-së dhe kryeministrit Edi Rama.

Shefi i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se grumbullimi i komunitetit rom ka ardhur nga nxitja e ish-deputetëve të opozitës.

“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”, shkruan Rama në tëitter.

Por kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, që ka publikuar videon, thotë se ndihmat po ndahen me selektime politike, dhe kjo ka revoltuar qytetarët, të cilët siç shihet, janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa presin radhën. /albeu.com/


Shtuar 14.04.2020 15:50