Milani me hap kampioni në “Olimpico”, mposht pastër Romën (VIDEO)

Milani ka arritur të triumfojë përballë Romës në “Olimpico” me rezultatin e pastër 0-2.

Për “kuqezinjtë” ndeshjen e zhbllokoi, Zlatan Ibrahimovic në minutën e 26 që falë një goditje të fortë, por edhe të mençur dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit.

Goli i suedezit do të ishte edhe i vetmi i 45 minutave të para, me të dytën që nis sërish me Milanin me lart.

“Kuqezinjtë” dërgojnë sërish topin në rrejtë në minutën e 50 me të njëjtin autor, por këtë VAR e anullon për pozicion jashtë loje.

Vetëm 7 minuta më vonë, Ibra vendos të bëhet protagonisti kryesor e kësaj ndeshjeje duke fituar një penallti e cila kthehet në gol nga mesfushori, Kessie,

Në minutën e 66, skuadra e Piolit do të mbetej me një lojtar më pak pasi Theo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Një episod që i jep pak zemër Romës së Mourihos e tenton, por goli vjen vetëm në minutën e 90+3 nga El Shaaraëy i cili vlen vetëm për statistikë.

Pas kësaj fitoreje, Milani i “ngjitet” Napolit në krye pasi ndajnë kreun me nga 31 pikë, ndërsa Roma pozicionohet në vendin e 4 me 19 pikë. /albeu.com

 


Shtuar 31.10.2021 22:43