A do ia dalë Spanja? Del shifra e viktimave në 24 orët e fundit

Spanja raportoi sot per 567 viktima ne 24 oret e fundit, duke folur gjithashtu per shifren me te ulet të rritjes se te infektuarve qe nga data 18 mars.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend tani ka shkuar ne 18.056, ndërsa rastet e konfirmuara të te infektuarve u rriitën me 3.045 ne 24 oret e fundit duke e cuar shifren ne total ne 172.541, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë, raporton Daily Mail. soanje

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa thotë se kulmi i pandemisë tashmë është arritur dhe objektivi këtë javë është ‘konsolidimi’ dhe ‘përkulja e kurbës’ të infeksioneve të reja.

Ai ka theksuar, megjithatë, që Spanja eshte ende ne faze izolimi.

‘Ne jemi akoma në një fazë të izolimit”- tha ai, duke folur serish per masa te rrepta ne levizjen e njerezve sa i takon ruatjes se distances.


Shtuar 14.04.2020 12:54