Në luftë me “Covid-19”, babai i Kiara Titos në front të parë me virusin (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Kiara Tito ka treguar prej kohësh se prindërit dhe vëllai i saj i vogël jetojnë në Itali, larg saj.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kiara ka treguar se babai i saj është një ndër shqiptarët që po punon në Itali në ndihmë të të infektuarëve.

“Dhjetra shqiptarë punojnë nëpër spitalet e Italisë dhe përballen çdo ditë me virusin”, ka shkruar i ati i Kiarës, duke treguar se edhe ai është në front të parë si shumë shqiptarë të tjerë me virusin ‘Covid-19’.

Kiara ka ndarë rrallëherë kujtime me babain e saj, megjithatë ka treguar se momentet duke kënduar pranë tij me kitarë janë nga më të bukurat.


Shtuar 14.04.2020 06:46