Paraditen e sotme roja i një pallati në Sarandë ka rënë nga kati i 15-të në atë të 14-të dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com