Blutë e Sarandës kanë arritur të arrestojnë mbrëmjen e djeshme 31 vjeçarin i cili akuzohet se ka përdhurnuar një minorene dy ditë më parë.
Më herët, albeu.com ka raportuar se ka qenë pikërisht 16-vjeçarja e cila e ka kallëzuar penalisht duke u shprehur se 31-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.
“Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21.00, nga shërbimet policore te Sarandës u be kapja dhe ndalimi i shtetasit, me inicialet E. S, 31 vjec, lindur ne Berat dhe banor i lagjes nr.3 ne qytetin e Sarandës, i shpallur ne kërkim policor pak dite me pare. Ndalimi i ketij shtetasi u bë pas kallëzimit të bëre nga nje 16 vjecare, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime te mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.