Replikat e një pas njëshme mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës kanë revoltuar nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.
Ky i fundit nga vendi i është drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla duke i thënë: “Kuvendi nuk është pronë e çdo lloj tangoje politike” Më tej kërkoi nga kryetarja të vërë rregull në seancë dhe të diskutohet sipas rregullores.
Vasili: Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo lloj tangoje politike, që ka kohë të tjera për t’u bërë. Deklaruat që interpelanca mbyllet. Kjo rregullore nuk parashikon, përveç dy njerëzve ai që bën interpelancë dhe ai që kërkon, dhe aty interpelanca mbyllet. Së paku, bëjeni këtë sallë të funksionojë në mënyrë normale. Nuk është pronar kryeministri, që thotë e marr fjalën sa herë dua. Këtë detyrë o bëjeni, ose thoni që kjo është një anarshi. Ku ta bëjmë Kuvendin, në shkallët e Kuvendit? Se kjo ka mbetur. Mos të bëhet këtu rrumpallë parlamentare, pa rregull e asgjë. Së paku të zbatojmë rregullat, pasi mbi to nuk del asnjë në këtë sallë. Nëse doni griseni publikisht dhe thoni që kjo është salla e kryeministrit. Ju bëj thirrje ta ndalni këtu këtë çështje. Interpelanca konsiderohet e mbyllur. Hapni debatin për çështjet e rendit të ditës, lëreni rrumpallën, kthejuni rendit të ditës.
Rama: Tangoja na ka mbetur se Baftjarin nuk e kemi./albeu.com