Nata e parë e karantinës, prishtinasit e presin me këngë (VIDEO)

Qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë zgjedhur që t’i këndojnë qytetit të tyre në natën e parë të karantinës.

Kryeqyteti u fut në karantinë mbrëmë dhe që nga ora 17:00 e ditës së sotme askush pa leje speciale nuk mund të hyjë apo të dalë nga Prishtina shkruan ekspress.

Në lagjen e ‘Muhaxherëve’ në Prishtinë janë dëgjuar këngë nga banorët të cilët kishin dalë në ballkonet e tyre.

Në Prishtinë janë konfirmuar 47 pozitive me Covid-19.


Shtuar 12.04.2020 20:16