Pas divorcit, Kim Kardashian befason me fjalët për Kanye West (FOTO LAJM)

Kanye West, i njohur tashmë si Ye, dhe Kim Kardashian janë ende duke punuar ngushtë kur bëhet fjalë për biznesin edhe pas një viti nga kërkesa për divorc. Dyshja mund të jetë duke finalizuar ndarjen, por është e qartë se ende ka respekt mes prindërve të katër fëmijëve

Ylli i The Keeping ëith The Kardashians foli së fundmi për marrëdhënien e saj me reperin, duke thënë se 44-vjeçari është ende partneri i saj i biznesit dhe ka qenë duke udhëhequr markën e saj, Skims. Për WSJ Magazine, ajo tha: “Ai ka një pjesë të vetë Skims dhe i jep skuadrës frymëzim, por edhe informacion…”

Kardashian tha se ka ende shumë admirim për ish burrin e saj pavarësisht gjërave që kanë kaluar kohët e fundit. “Kanye do të jetë gjithmonë personi më frymëzues për mua,” tha më tej Kim.


Shtuar 27.10.2021 09:43