Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës janë duke u bërë përgatitjet për zgjedhjen e presidentit.
Tani po bëhet gati edhe kutia e votimit, derisa zyrtarisht deputetët kanë shkuar në një pauzë 15 minutëshe.
Kjo pauzë u kërkua për shkak të çështjeve teknike që duhet të përgatiten paraprakisht.
Gjatë kësaj pauze do të verifikohen kushtet e kandidatëve për president nga ana e anëtarëve të Komisionit për legjislacion.