Tirana i është afruar dy herë golit por pa arritur të shënojë.
Bardheblutë po tregohen të rrezikshëm duke dhënë shkëndijat e para në fushë .
Hoxha po ndjehet i kërcënuar para sulmeve të Tiranës.
Ndizet derbi me Tiranën që ka mundësinë me tre gjuajtje radhazi drejt portës. Por sfera devijohet dhe nuk përfundon në rrjetë edhe pse Ismajlgeci e Seferi provuan të gjuanin në portë nga distancë e afërt.
Seferi shfaqet nga e djathta para Hoxhës dhe gjuan në portë, por gardiani i të kuqve ndalon tentativën e tij. Megjithatë sulmuesi më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje./abcnews.al