DETAJET/ Vrasja e dyfishtë brenda familjes në Vlorë: Xhaxhai e nipi po punonin në ullishte, nuk kishin asnjë problem!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku një tragjedi ndodhi në familjen Koreta në fshatin Mëkat.

Nipi dhe xhaxhai kanë humbur jetën pas një sherri banal mes tyre, ku nipi, Genci Koreta qëlloi me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta.

Dëshmitarët dhe familjarët e viktimave kanë deklaruar për mediat se ngjarja ka ndodhur teksa xhaxhai dhe nipi po punonin në ullishte por mes tyre nuk dihet të kishte probleme.

“Po nuk dimë gjë o vëlla. Te ullinjtë janë vrarë. Nuk dimë gjë. Te ullinjtë punonin nipi me gjithë xhaxhain. Përse u vranë nuk dimë gjë. Jorgjin e kam djallë halle. Nuk dimë gjë, ata kalonin mirë o burr i dheut“, tha djali i hallës së Jorgjit për mediat.

Ndërsa një banore tjetër tregon sesi ngjarja ndodhi në ullishte dhe si e kuptuan për ngjarjen pasi dëgjuan ulërimat etë ëmës.

“Te ullinjtë thonë. Ne këtu kushërinj, jemi një fis. Dëgjuam ulërimat që po qante e ëma dhe erdhëm. Jo jo nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë djalë nuk e di çfarë të them. Ka emigruar më përapara. Nuk e dimë”, u shpreh ajo. /albeu.com/

 


Shtuar 25.10.2021 20:12