Sot në 16:15 në Camp Nou luhet El Clasico mes Barcelonë dhe Realit të Madridit.
Të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Los Blancos zë vendin e tretë me 17 pikë, kurse Barcelona pozicionohet në vendin e shtatë 15 pikë, shkruan Albeu.com.
Sa i përket formës momentale në pesë ndeshjet e fundit, Barcelona ka rezultate më të mira, ku ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje, krahas dy fitoreve, një barazimi dhe dy humbjeve të Real Madridit.
Kurse, në pesë ndeshjet e fundit ku të dy këto skuadra janë përballur, Real Madrid ka regjistruar tre fitore, teska një ka Barcelona, ndërsa një herë kanë ndarë pikët.
Për Barcelonën nuk do të paraqiten Araujo, Braithwaite, Dembele, Pedri dhe Wague, kurse te Real Madrid do të mungojnë Bale, Ceballos, Isco dhe Jovic.
Formacionet e mundshme:
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Pique, Garcia, Balde; Gavi, Busquets, De Jong; Dest, Depay, Fati.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr. /albeu.com/