Qeveria federale e Austrisë ka dorëzuar një projektligj për ta bërë të ligjshme vetëvrasjen e asistuar për të rriturit e sëmurë rëndë, tha kancelaria federale në një deklaratë të shtunën.
Ligji i ri përcakton kushtet nën të cilat vetëvrasja e asistuar do të jetë e mundur në të ardhmen, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë dhjetorin e kaluar sipas të cilit ndalimi i vetëvrasjes së asistuar ishte antikushtetues sepse shkelte të drejtën e një personi për vetëvendosje.
“Njerëzit e sëmurë rëndë duhet të kenë qasje në vetëvrasje të asistuar”, tha kancelaria federale në deklaratë.
Ligji i ri lejon të rriturit me sëmundje kronike ose terminale të bëjnë kërkesa për një vetëvrasje të asistuar.
Ata duhet të konsultohen me dy mjekë të cilët duhet të dëshmojnë se personi është i aftë të marrë vendimet e tij ose të saj. Duhet respektuar gjithashtu një vonesë prej 12 javësh që mund të reduktohet në dy javë për pacientët në fazën përfundimtare të një sëmundjeje./albeu.com