Pas super skenës romantike të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj LIVE në emision, të gjithë besojnë se deklaratat e Atdheut që kanë lënë të kuptojnë se ka diçka më shumë me modratoren, në fakt qenkan vetëm një ëndërr e tij.
“Për Borën bëj 10 vite burg”, e shumë e shumë deklarata në publik, Atdheu i hodhi poshtë në intervistën e fundit ku u shpreh:
“S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë? E vërteta është që e hoqa unë nga Instagrami, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për t’i mbyll këto njëherë e mirë.”
Por mbrëmjen e djeshme, pasi pa skenën e Borës dhe Donaldit i ironizoi menjëherë me një InstaStory për të cilën u pendua shpejt.
“Ah që mbaroi sezoni i dasmave”, shkruante Atdheu krah videos ku po kërcente./albeu.com/