Temperatura është një simptomë e anashkaluar gjatë diagnostifikimit të reumatizmes apo artritit. Zakonisht kur mendojmë për këto sëmundje, simptomat e para që vijnë ndërmend janë mpirjet, kontraktimet, dhimbjet e forta e të mprehta të kyçeve. Por duke qenë se artriti prek shumë organe të trupit ai shkakton një inflamacion që përhapet gjithandej dhe që shkakton temperaturë.
Si Të Diagnostikoni Temperaturës E Shkaktuar Nga Artriti
Nëse dikush që vuan nga artriti ka një temperaturë të një niveli të ulët rreth 37-37.5 por që zgjat për shumë kohë, atëherë kjo tregon se bëhet fjalë për temperaturë të artritit. Përpara diagnostikimit, mjekët duhet të shmangin mundësinë e infeksioneve bakteriale dhe virozave apo sëmundjeve inflamatore.
Temperatura E Artritit Ndryshon Nga Ethet Reumatike
Sipas informacioneve, ndonëse simptomat e temperaturës së shkaktuar nga artriti janë të ngjashme me ethet reumatike, të dy sëmundjet janë të ndryshme. Ethet reumatike është një sëmundje e rëndë inflamatore që shfaqet pas infeksionit akut në traktin e sipërm respirator. Ky infeksion shkaktohet nga bakteri i quajtur, Streptokoku beta hemolitik i grupit A.
Ethet reumatike prekin kryesisht fëmijët e moshave nga 5 deri në 15 vjeç dhe janë të pazakonta në mesin e njerëzve mbi 21 vjeç. Ethet reumatike prekin kyçet dhe gjymtyrët, por ato janë të përkohshme dhe zgjasin disa javë. Ethet e artritit nga ana tjetër mund të trajtohen duke u hidratuar, pushuar mjaftueshëm dhe duke marrë medikamentet e duhura siç mund të jetë qetësuesit e dhimbjeve. Përpara marrjes së medikamenteve, rekomandohet të pyesni mjekun për dozat e sigurta./AgroWeb