7 persona kanë vdekur, pasi u vaksinuan me AstraZeneca në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, deri më tani në Britani janë raportuar tridhjetë raste të mpiksjes së gjakut deri të premten, MHRA tha se “përfitimet e vaksinave kundër Covid-19 vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik”, duke nxitur publikun të vazhdojë të marrë vaksinën.
Të dhënat e lëshuara nga MHRA të Premten, treguan 22 raste të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) që është një lloj i mpiksjes së gjakut në tru. Këto shoqëroheshin me nivele të ulëta të trombociteve, të cilat ndihmojnë në formimin e mpiksjes së gjakut, në trup. MHRA gjithashtu gjeti probleme të tjera të mpiksjes së bashku me nivele të ulëta të trombociteve në tetë persona.
“Një hetim i plotë mbi këto incidente është duke vazhduar,”- tha Drejtori i MHRA, June Raine në një deklaratë. Ajo sqaroi se asnjë rast i ngjashëm nuk është raportuar për vaksinën Pfizer / BioNTech.