Shpërthejnë tifozët: Nuk ju intereson Juventusi por vetëm paratë dhe mediat sociale (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në orën 18:00 pritet të zhvillohet derbi mes Juventusit dhe Torinos. Ultrasit e “Zonjës së Vjetër” vendosën të vendosnin një tjetër banderolë në fushën stërvitore të ekipit, duke akuzuar lojtarët se kujdesen vetëm për mediat dhe sponsorët, duke harruar kështu paraqitjen e tyre në fushë.

“Ju interesoheni vetëm për rrjetet sociale, sponsorët dhe milionat e juaja. Përqendrohuni në derbi! Tregoni se keni karakter”, shkruhej në banderolën e vendosur. Ky mesazh vjen pas pezullimit të Paulo Dybalës, Arthur Melos e Ëeston McKenniet, të cilët ishin pjesëmarrës në një festë ditën e mërkurë.

Kujtojmë që Juventusi nuk do të jetë i plotë në këtë derbi, pasi përveç tre të pezulluarëve janë dhe dy lojtarët të infekutar me Covid-19. Bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin dhe Merih Demiral, të cilët vazhdojnë izolimin sipas rregullave. Ndërkohë, Pirlo nuk do të ketë në dispozicion as Gigi Buffon, i cili është pezulluar për përdorimin e një fraze fyese.


Shtuar 3.04.2021 14:04