Pas spekulimeve për ndarjen, Timberlake dhe Jessica i japin fund kështu komenteve (FOTO LAJM)

Skandali i këngëtarit të njohur, Justin Timberlake i cili u fotografua duke shtënguar duart me Alisha Wainwright bëri xhiron e rrjetit disa muaj më parë. Pas këtij lajmi në media qarkulluan të rejat më të fundit, ku thuhej se Justin ishte në një krizë me bashkëshorten e tij, Jessica Biel.

Megjithatë pas kaq kohës duket se marrëdhënia e tyre ka mundur të rikuperohet. Burime ekskluzive pranë tyre kanë treguar për ‘Cosmopolitan’ se dyshja po e kalojnë karantinën bashkë dhe e prioriteti kryesor i tyre është kujdesi për djalin e tyre, Silas.

Ky lajm i ka gëzuar ndjekësit e dyshes të cilët mendonin se çifti ishte drejt ndarjes. Ata kanë lënë një sërë komentesh në rrjetet sociale duke komentuar raportin e tyre.


Shtuar 10.04.2020 09:18