Agron Gjekmarkaj “vë në lojë” Berishën: Këtej nga PD ka rënë gjylja, doktori na e shpalli Bashën poliagjent të Cufe Danës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka sulmuar me ironi këtë herë ish-kryeministrin Berisha për gjithçka që po ndodh sot në këtë forcë politike.

“Me Mimin kemi lënë një kafe mbase me ndihmon të përmirësoj raportet me personazhet e mi të  satirave që ti e di se ti e di që i kam lënduar nga pak por pa te keq, se me pëlqen të qesh pak sa me veten po aq me te tjerët.  E mora seriozisht komplimentin që me bëre kur me pe si dekor i zonjës  Gridë!

Një herë e hëngra nga  njerzillëku e padija por në me pafsh më t’u qitë kokën pas të tjerave si kopuk , bjeri në pjate televizorit, thyeje se të blej tjetër, dhe hiç mos u mundo të kujtosh sa qindra herë je  shfaqur vete.

Këtej nga ne në PD ka rënë gjylja. Doktori ynë ka gjetur armiq të shumtë  në gjirin e partisë  dhe po i bën copash siç e ka zakon. Madje vete kryetarin e shpalli poliagjent të Sorosit, të Ramës dhe të Cufe Danës.

Nga foltorja në foltore po i shpie demokratet në fitore. Mua vete xhajë Ramazan Daci i dalë nga zyrat e Komitetit qendror, me ka kërkuar t’ju kthej borxhin demokrateve dhe t’ja lë mandatin një mbështetësi të Doktorit!

Eh more Ditmir eh,

Shpesh bie në mërzi e melankoli të thellë dhe nëse nuk do të lexoja veprat e Aldo Bumçit  nuk e di se si do t’ja dilja ! Ai në momente te vështira për kombin ka udhëhequr drejtësinë, kulturën madje edhe diplomacinë. Në partinë tonë  ka disa mendimtarë  dhe ata janë për ne si Shën Agustini, Xhirolamo,  Shën Toma e Xhovani Kristomo për Kishën Katolike.

Për sot po e lë me kaq. Po edhe ti shkruaj ndonjëherë se shokët i ke në merak ! Ata vërtete janë të zënë për ta bërë Shqipërinë zonjë, por të  kujtojnë me mall e brenge teksa fshijnë djerset”, shkruan Gjekmarkaj./albeu.com/