Del emri! Kush është vlonjati që bëri “për spital” kryetarin e Bashkisë

Mbrëmjen e djeshme kryebashkiaku i Selenicës në Vlorë, Pëllumb Binaj është dhunuar nga një qytetar i cili tashmë është vënë në pranga.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi i vënë në pranga është identifikuar si Pellat Bonaj.

Bonaj është vënë në pranga pasi ka dhunuar kryebashkikun dhe shkak për këtë mësohet të jetë bërë detyra e Binajt.

I dhunuari Pëllumb Binaj, kryebashkiak i Selenices,  mësohet se ka marrë dëmtime fizike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestrohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”

Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. /albeu.com/

 


Shtuar 21.10.2021 10:45