Ronaldo dhe vetëm Ronaldo.
Portugezi ka shpëtuar Man United duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.
Portugezi shënoi golin e 3 10 minuta nga fundi në fitoren 3-2 ndaj Atalantës në Old Trafford.
Ndërkohë sa i përket takimit, Atalanta e mbylli me avantazhin e dyfishtë pjesën e parë pas golave të Pasalic dhe Demiral.
Por në të dytën Man United barazoi me Rashford dhe Maguire para se Ronaldo të shënonte golin e fitores.
Ndërkohë, me këtë fitore, Man United ngjitet në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Atalanta zbret në vendin e 2 me 4 pikë. /albeu.com/