Pesë efektivë të Policisë në Tiranë janë shoqëruar nga SHÇBA me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata dyshohet se kanë lejuar lokale hapur pas orës policore.
Gjithashtu dyshohet se kanë lejuar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe trafikimin e klandestinëve.
Përveç efektivëve, mësohet se janë shoqëruar edhe disa pronarë lokalesh dhe qytetarë të dyshuar për trafikim të emigrantëve të paligjshëm.
Shoqërimi i tyre ka ardhur pas një aksioni që po zhvillohet në disa qarqe të vendit, përfshirë këtu dhe Korçën ku u pezulluan nga detyra 6 efektivë, mes tyre shefi i qarkullimit dhe ai i komisariatit./albeu.com