Ronaldo bën heroin dhe ngjit në krye Man United (VIDEO)

Ronaldo dhe vetëm Ronaldo.

Portugezi ka shpëtuar Man United duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Portugezi shënoi golin e 3 10 minuta nga fundi në fitoren 3-2 ndaj Atalantës në Old Trafford.

Ndërkohë sa i përket takimit, Atalanta e mbylli me avantazhin e dyfishtë pjesën e parë pas golave të Pasalic dhe Demiral.

Por në të dytën Man United barazoi me Rashford dhe Maguire para se Ronaldo të shënonte golin e fitores.

Ndërkohë, me këtë fitore, Man United ngjitet në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Atalanta zbret në vendin e 2 me 4 pikë. /albeu.com/


Shtuar 20.10.2021 22:55