Boris Johnson lë terapinë intensive, drejt shërimit të plotë nga COVID-19

Boris Johnson, kryeministër i Anglisë e ka kaluar rrezikshmërinë duke dalë nga terapia intensive.

Pasditen e kësaj të enjteje ai ka dalë nga terapia intensive, ku po mbahej qysh prej ditës së diel, pas përkeqësimit të gjendjes së tij prej koronavirusit.

Një zëdhënës i Johnson, deklaroi se Kryeministri ka kaluar nga kujdesi intensiv, në repart.

“Po mbahet në monitorim, por është drejt shërimit. Ndodhet në gjendje të mirë shpirtërore”, tha zëdhënësi i Johnson.


Shtuar 9.04.2020 18:51