Numri i të vdekurve nga tre ditët e shirave të dendur në Nepal që shkaktuan rrëshqitje toke dhe përmbytje ka shkuar sot në 77, pasi shpëtuesit nxorrën 34 trupa të tjerë , thanë autoritetet.
24 vdekje u raportuan në rajonin Panstar të Nepalit lindor, në kufi me Indinë, 13 në Ilamin fqinj dhe 12 në Nepalin perëndimor, tha Ministri i Brendshëm Dil Kumar Tamang.
Të lidhura
None found
Ministria tha gjithashtu se 22 persona ishin lënduar dhe 26 janë zhdukur.
Autoritetet thanë se qeveria do të japë 1,700 dollarë në ndihmë për familjet e të vdekurve dhe kujdes falas për të lënduarit./albeu.com
