Çfarë do të ndodhë me orën këtë muaj, a do të rikthehet ora dimërore?

Edhe pse ndryshimi i orës është i përvitshëm, disa njerëz duket se ende kapen në befasi nga orët që ndryshojnë në pranverë dhe vjeshtë.

Këto ditë, natyrisht, smartphone-i juaj përditësohet me vullnetin e tij të plotë, por kur të vijë dita ‘fatale’, ka ende në shtëpi orë të cilat duhen rregulluar në mënyrë analoge.

Ne aktualisht jemi duke përdorur atë që njihet si ora verore britanike (BST), që do të thotë se në fund të këtij muaji ora do të shkojë 60 minuta pas, duke na kthyer përsëri në orën e Greenwich-it (GMT).

Kur ndryshon ora këtë muaj?

Ndryshimi i orës këtë hyn në fuqi më 31 tetor në orën 02:00 të mëngjesit, duke u dhënë mundësi të gjithëve të flenë edhe një orë më shumë për Halloween.

Ndërkaq, në Komisionin Europian vijon ende debati për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon. BE ka kërkuar që të hiqet dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore. Megjithëse një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas evropianë në një sondazh të pak muajve më parë, ekziston ende frika se Evropa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme me orare.

Komisionarja evropiane për Transportin, Violeta Bulc, njoftoi se BE-ja do të ndalej së ndryshuari akrepat e orës në mbarë kontinentin në tetor të vitit 2019. Por shumica e vendeve nuk e përkrahën dhe kështu, ndryshyshimi i orës vijon dy herë në vit, në vjeshtë dhe në pranverë.

Praktika që synon të kursejë energji që prej luftërave botërore dhe krizës së naftës së viteve ’70, u bë ligj anembanë bllokut në vitin 1996. Të gjitha vendet e BE-së duhej të avanconin me 60 minuta akrepat në të dielën e fundit të marsit, e më pas të kthenin 60 minuta më herët të dielën e fundit të tetorit.


Shtuar 19.10.2021 10:01