Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se nga tërmeti që u regjistrua sonte në Shqipëri nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.
“Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi.
Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale./albeu.com