83 persona të dënuar kanë hyrë me armë për ndërprerjen e votimit, reagon MPB

83 persona të dënuar kanë mbajtur armë duke  ndërprerë votimet.

Këtë informacion e ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për këtë ka folur zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në studion e hapur të TV21.

Tha se rastin deri te Ambasada e ka denoncuar një qytetar, dhe më pas Ambasada e ka përcjellë deri te Sektori i MPB-së.

“Ai nuk është denoncim nga Ambasada e ShBA-së, por personi i partisë politike ka denoncuar deri te Ambasada e cila më pas e ka përcjell deri te dhe te Prokuroria. Sapo e kemi marrë informacionin janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet. Në koordinim me Agjencinë për kundërzbulim dhe për Siguri Kombëtare dhe deri tani nuk ka asnjë konfirmim për çfarëdo vërtetësie të asaj çfarë është deklaruar. Qytetarët të mos shqetësohen, Ministria e Punëve të Brendshme i ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme që ky proces të zhvillohet në mënyrë të sigurt”, tha Angellovski


Shtuar 17.10.2021 17:22