Milani “mbret” i penalltive në Serie A, në distancë me vendin e dytë

Milani ia doli ditën e djeshme të dilte me tre pikë nga San Siro edhe pse pjesën e parë u gjet në disavantazhin e dyfishtë.

Gola e përmbysjes për “kuqezinjtë” u  shënuan nga Giroud në minutën e 54, Kessie me një penallti në të 76’ dhe një autogol në të 78’.

Skuadrës së Milanos i janë akorduar plot 23 penallti në Serie A nga fillimi i sezonit të kaluar, tetë më shumë se ndonjë skuadër tjetër. /albeu.com


Shtuar 17.10.2021 08:34