Gjenden 4 të vdekur në një hotel në Qerret

Katër persona janë gjetur të vdekur në një hotel në Qerret të Kavajës.

Mendohet se ata janë asfiksuar.

Ata ishin shtetas rus, dy prej të cilëve ishin vajza e dy djem dhe janë gjetur në një sauna.

Besohet se ishin prej një jave në Shqipëri për turizëm dhe sipas informacioneve të para kanë vdekur nga asfiksia.

Ata besohet se kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar. 4 turistët, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri para një jave, po kërkoheshin prej orësh nga shokët e grupit, të cilët më pas i gjetën të vdekur brenda saunës./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 23:08