Vedat Muriqi është kthyer në klubin e Lazios pas angazhimeve me Përfaqësuesen e Kosovës.
Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të bindë ende drejtuesit e klubit që prej transferimit nga Fenerbahçe.
Në 42 ndeshje me dy gola të shënuara sulmuesi kosovar është lidhur vazhdimisht me një largim nga klubi italian.
Mediat italiane kanë raportuar se Fenerbahçe është duke tentuar ta huazojë gjatë merkatos tsë janarit, madje klubi turk thuhet se do të ofrojë rreth nëntë milionë euro për shërbimet e Muriqit. /albeu.com./