Rrugorët në aksion në rrugët e Shqipërisë: Në 48 orët e fundit u vendosën 2000 gjoba! (VIDEO)

Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka vendosur 2340 gjoba ndaj shoferëve  për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu janë pezulluar 77 leje drejtimi ku 41 prej tyre për shpejtësi tej normave të lejuara ndërsa 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për kundravajtje.

Ndërsa me anë të makinës inteligjente, policia rrugore ka aplikuar 1456 gjoba për drejtuesit e mjeteve.

“Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt…”-njofton Policia Rrugore.

Njoftimi i policisë:

Fundjava/Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive, duke përdorur gjithë bazën logjistike dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prej disa ditësh, ka filluar funksionimin makina inteligjente, për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit

Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.


Shtuar 15.10.2021 17:42