Ditën e sotme në Kuvend, maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për cështjen “Beccheti”.
Ashtu sic shefi i qeverisë tha sot në Parlament ‘që kurrë nuk do ngrihet ky Komision’, mazhoranca ka votuar me 76 vota kundër këtij komisioni.
Demokrati Gazmend Bardhi ka zbuluar dokumente zyrtare që vërtetojnë gjobën ndaj Shqipërisë pas përballjes me Becchetin.
“Nuk ka vendime sekrete. Rama do të paguajë dëmin”. Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund.
Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti”.”- shkruan Bardhi. /albeu.com/
Dokumenti 1 (LEXO KETU)
Dokumenti 2 (LEXO KETU)