Do të takojnë Bashën, delegacioni i Senatit Amerikan dhe ambasadorja Yuri Kim mbërrijnë në PD (FOTO LAJM)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë këtë pasdite një takim me një delegacion nga Senati Amerikan.

Një pjesë e delegacionit të SHBA-ve, së bashku me ambasadoren amerikane ka shkuar rreth orës 15:20 në selinë e Partisë Demokratike.

Ka qenë nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ajo që i ka pritur jashtë selisë së Partisë Demokratike e që i ka shoqëruar më pas në ambientet e brendshme./albeu.com