Burg për futbollistin e Bayern, akuza të rënda në drejtim të tij

Lucas Hernandez, ylli i Bayern Munich dhe vëllai i milanistit Theo, ka marrë një urdhër për t’u paraqitur në Gjykatën Penale numër 32 të Madridit 19 tetorin e ardhshëm për ngjarje të ndodhura në 2010-ën, kur luante me Atletico Madrid.

Gjithashtu, lojtari është ftuar të zgjedhë brenda 10 ditësh një burg ku të shlyejë dënimin.Në shkurtin e 2017-ës, Lucas është akuzuar për krimin e abuzimit në familje pas një sherri në publik me gruan Amelia.

Një gjykatë e Madridit e ka dënuar me 31 ditë punë publike përveç largimit nga gruaja për gjashtë muaj.

Megjithatë, të dy kanë vendosur të largoheshin për muajin e mjaltit, por, pas kthimit, Lucas është arrestuar më 13 qershorin e të nëjtit dhe më pas është lëshuar.

Arsyeja pse i kërkohet lojtarit të shkojë në burg nuk ka lidhje me sherrin me gruan, por me mosbindjen për urdhrin e dhënë nga gjykata. Mbrojtja ka kërkuar që ta transformojë dënimin në punë sociale, por që është refuzuar nga gjykatësi për shkak se nuk është shlyer dënimi i parë.

Ka shumë mundësi që në fund lojtari të detyrohet të shkojë në burg për disa ditë në pritje për t’u njohur me vendimin e apelit. Siç ka bërë të ditur AS, Bayern ka mësuar për këtë çështje vetëm në ditët e para të tetorit.


Shtuar 13.10.2021 18:17