Pamje për të rritur: Punonjësi bashkiak sheh video me “pullë të kuqe” në orar të punës

Një video po qarkullon nëpër media ku shihet se një punonjës bashkiak sheh video për të rritur në orarin e punës.

Video është regjistruar në një prej bashkive në veri të vendit, ku në pamje dallohet një burrë në moshë i cili vazhdon të shohë i pashqetësuar në ambientet e zyrës së tij.

Ajo që bën përshtypje është fakti që punonjësi në asnjë moment nuk sigurohet që askush nuk po e vëzhgon dhe pse kolegët nuk i përmbajnë dot të qeshurat.

Ndoshta kjo formë “argëtimi” është e përsëritur e jo më një çudi për ta.


Shtuar 2.04.2021 15:18