Jasmina është një ndër vajzat më të famshme të dala nga Për’puthen e cila ende vazhdon të krijojë zhurmë me prezencën dhe mosprezencën e saj.
Bukuroshja është rikthyer sërish në vëmendje të mediave pas përballjes me Andin në “Përputhen Prime” por jo vetëm kaq.
Jasmina është fotografuar me një ndër ish-konkurrentët më të komentuar të sezonit të kaluar të “Për’puthen”, Beartin, ish i dashur i i Teas.
Nuk dihet çfarë i ka bashkuar Jasminën dhe Beartin, të cilët janë fotografuar së bashku në një lokal.
Kaq është dashur që të nisin dhe aludime duke qenë se dyshja nuk njihej për ndonjë miqësi me njëri-tjetrin. /albeu.com/