51 pacientë të shëruar dolën sërish pozitivë, COVID-19 nuk largohet nga trupi

Në Korenë e Jugut, 51 pacientë të shëruar nga koronavirusi kanë rezultuar sërish pozitivë në Korenë e Jugut.

Duke ngjallur frikën se COVID-19 mund të aktivizohet sërish në trupin e të shëruarëve.

Këta pacientë, të cilët janë nga qyteti më i goditur i vendit, Daegu, u vendosën në karantinë pasi rezultuan pozitivë dhe testi i mëvonshëm i nxori negativë dhe u rikthyen në shtëpitë e tyre.

Por raportohet se ata i janë nënshtruar sërish testeve dhe rezultuan sërish pozitivë, disa ditë pasi kishin dalë nga karantina.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut, thanë se me shumë gjasa, virusi ishte aktivizuar sërish duke bërë që pacientët të infektohen sërish.


Shtuar 6.04.2020 17:40