Pas ndarjes së “çiftit” të shumë përfolur Tea dhe Andi, publiku dhe fansat ushtruan një presion të madh mbi ta me komente negative. Nuk kaloi shumë kohë dhe në llogaritë e tyre të Instagramit ata hodhën akuza mbi produksionin ku thuhej se ata i kishin detyruar të gënjenin publikun.
Po dukej se armiqësia mes Teas dhe produksionit u shua kur ajo ishte e ftuar së bashku me ish-të dashurin e saj, Beartin në një nga episode në Përputhen Prime. Lidhja e Teas dhe Beartit shokoi rrjetin kur dyshja e bëri krejt papritur publike. Por njësoj papritur u njoftua nga të dy edhe ndarja në rrjetet sociale.
Në foton e fundit në instastory-n e Teas ajo shfaqet në një kafe me autoren e programit Olsa Muhameti.
“Pyesni Olsën se çdo bëhet të hënën”, shkruan Tea krah fotos.
E ndërkohë që Olsa lajmëron se të hënën do të ketë risi./albeu.com/