E rëndë në Tiranë, vdes brenda autobuzit një person

Një person dyshohet se ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium në Tiranë.

Një person është mbuluar me çarçaf brenda urbanit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Urbani është ndaluar pranë “Rrugës së Elbasanit”, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë udhëtarët e tjerë që kanë qenë në urban, ndërkohë që ngjarja ka tërhequr vëmendjen dhe të kalimtarëve të ndryshëm.

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Shtuar 2.04.2021 01:04