Juventusi do të heqë dorë nga shërbimet e “trurit” të skuadrës

“Bianconeri” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori boshnjak nëse marrin ofertë të kënaqshme gjatë verës që vjen

Juventusi është i gatshëm ta shesë Miralem Pjanicin gjatë verës që vjen.

Për këtë siguron portali italian, “Calciomercato”.

Kampioni aktual italian mendon se ky vit është i duhuri që mesfushori boshnjak të largohet.

Ideja është që t’i lirohet hapësira një futbollisti tjetër, i cili do të kryente punë në mesfushë.

Juve pret t’i nxjerrë rreth 50 milionë euro nga shitja e kartonit të Pjanicit.

Më pas, ato para t’i përdorë për blerjen e një mesfushori tjetër.

Interesim për ish-futbollistin e Romës ka shfaqur Paris Saint-Germaini.


Shtuar 6.04.2020 14:50