Moderatorja e njohur shqiptare, Anita Haradinaj, feston sot ditëlindjen, e në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miq e familjarë dhe një pjesë të tyre ajo i ka bërë publike në profilin e saj në Instagram.
Bashkëshortja e Ramush Haradinaj feston 41 vjetorin e lindjes edhe pse paraqitja e saj tregon disa vite më pak.
Anita është 12 vite më e re se ish kryeministri i Kosovës, Ramushi dhe çifti janë prindër të tre fëmijëve, Gjinin, Hanën dhe Trimin./albeu.com/