Nuk pritej, Arsenali dëshiron rikthimin e Chamberlain

Arsenali i cili më në fund ka rigjetur formën e mirë në Premier League, pas një nisje katastrofike po mendon për përforcimin e skuadrë në merkaton e janarit.

“Topçinjtë” janë të interesuar pë rikthimin e mesfushorit, Alex Oxlade-Chamberlain i cili ishte pjesë e tyre për gjashtë vite para se të kalonte te Liverpooli për 35 milion funte.

Me Granit Xhakën e dëmtuar që do të mungojë gjatë dhe me Partey që ka dëmtime të herë pas hershme, skudra e Lodrës tentojë Chamberlain në formë huazimi për gjashtë muaj.

Mesfushori për asnjë moment nuk ka qenë vendimtarë për skuadrën e Klopp dhe këtë sezon ai ka qenë vetëm në dy ndeshje titullar edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

Marrëveshja do të përfshinte dhe një mundësi blerjeje në fund të sezonit, pasi “The Reds” janë të hapur për largimin e tij. /albeu.com


Shtuar 11.10.2021 11:24