“Aspirojmë bashkimin me Kosovën”, Rusia i përgjigjet deklaratës së Ramës: E papranueshme, Perëndimi të reagojë

Kryeministri Edi Rama në një nga intervistat e tij të fundit është shpehur se Shqipëria aspiron bashkimin me Kosovën.

Kësaj deklarate të shefit të qeverisë shqiptare i është përgjigjur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke thënë se, ata presin një reagim të përshtatshëm nga Perëndimi në lidhje me këtë që Rama ka thënë.

“Ne e konsiderojmë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një Shqipërie të madhe është në kundërshtim të madh me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe minon stabilitetin në rajon,” tha Zakharova.

Sipas saj, kjo deklaratë nuk futet në kontekstin e përpjekjeve të përbashkëta nga Beogradi dhe Tirana për të krijuar një treg të vetëm, si pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” së bashku me Shkupin.

“Presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë,” u shpreh Zakharova./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 10:29