Arbana Osmani “kryqëzohet” për herë të parë nga rrjeti për photoshop, reagon moderatorja (FOTO LAJM)

Arbana Osmani është jo vetëm një nga moderatoret më të dashura të ekraneve shqiptare, por edhe të rrjeteve sociale. Ajo ka zgjedhur të jetë vetvetja dhe shfaqet para ndjekësve të saj siç është në përditshmëri, pa filtra e pa photoshop. Larg komplekseve, Arbana poston foto e video edhe në ditët kur nuk ka vendosur makeup, kur është pa gjumë, e pakrehur, me rroba të thjesht, etj. Kjo ka bërë që ndjekësit ta duan shumë për faktin që është vetvetja duke u bërë model edhe për shumë vajza të tjera.

Mirëpo, me foton e postuar së fundmi ajo ka marrë për herë të parë kritika për editim të fotos. Ajo postoi në Instagram një foto nga spektakli i së premtes së “Big Brother VIP Albania”, foto e cila në fakt ishte postuar më herët nga makeup artisti, Arbër Bytyqi.

Mirëpo, ndjekësit janë të mendimit se fotoja ka shumë ndërhyrje dhe se Arbana duket ndryshe. Një nga ndjekëset e Arbanës shkruan:

“Ti dukeshe bukuri natyrale mbrëmjen e së premtes shumë e kuruar dallohej dora e Arbërit, por fotoja që sapo postove duket që është prekur shumë me program nga Arbëri. Dhe nuk e kuptoj pse kaq shumë ndryshim dukesh që nuk je ti, kur në fakt ti je e vetmja që nuk ke ndryshuar ndër vite. Vetëm je bërë më e bukur.”

Ky koment ka marrë një përgjigje edhe nga Arbana që shkruan:

“Arbëri ka luajtur pak me filtra dhe duke qenë se është një foto artistike s’ka asgjë të keqe. Ju e dini si jam në realitet.


Shtuar 11.10.2021 09:49