Chelsea ka nisur bisedimet me Real Madridin për kthimin e sulmuesit belg, Eden Hazard në “Stamford Bridge”.
Hazard lojtari më i mirë i “Bluve” në vitet 2012-19 dhe ndër më të mirët në Premier League, për asnjë moment nuk është shfaqur në Spanjë me Real Madridin.
El Nacional raporton se këtë operacion e dëshirojnë tifozët e Chelsea, por edhe presidenti Abramovich.
Bisedimet kanë nisur me Madridin që është plotësisht i hapur për të larguar Eden Hazard, lojtar i cili është më i paguari në skuadër.
Operacioni pritet të vazhdojë në fundin e sezonit për të përmbyllur gjithçka në merkaton e verës./albeu.com