Ambasada Amerikane në Tiranë ditën e sotme ka përshëndetur kualifikimin e kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në një postim në faqen zyrtare, SHBA-të shkruajnë se do vijojnë që të mbështesin Prokurorinë e Posaçme dhe FBI-në shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri”, shkruan amabasada.
Ndërkohë që në të njëjtin status, Ambasada shton se së shpejti pret një tjetër thirrje nga BKH për rihapjen e garës për kandidatë, pasi edhe me kualifikimet e djeshme, vendet bosh nuk janë përmbledhur.